Telegrafi

Arrestohet një person i dyshuar për ‘vjedhje të rëndë në tentativë’

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, me datën 29 korrik 2020, nga ankuesi, Z.ZH. m/k/s, është raportuar se persona të panjohur kishin tentuar që t’i vidhnin pajisjet bujqësore të cilat i ankuesi i kishte marrë donacion.

I dyshuari kishte tentuar ti shes pajisjet bujqësore përmes rrjeteve sociale, me ç’rast i ka vënë në lajthitje tre (3) persona te cilët janë dakorduar për çmimin e mjeteve bujqësore, duke pretenduar se i dyshuari është pronar i mjeteve.

Pas një pune operativo-hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor në Istog, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari:

S.M. i lindur me 1988 m/k/sh. Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim Policor.