Telegrafi

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Tenezhdoll të Prishtinës

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një 30 vjeçar pasi dyshohet se është përfshirë në vjedhjen që ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

Policia njofton se ai dyshohet se më datë 09.01.2021 ka arritur të hyjë me forcë brenda një shtëpie, ku ka vjedhur para dhe stoli ari me vlerë mbi 7 mijë euro.

“Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arrit që me forcë të depërtoj brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të parave si dhe stoli ari.(vlera në total arrinë mbi 7000 euro). Personi i dyshuar : F.A. (mashkull) 30 vjeç, shtetas kosovar, pas arrestimit me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/