Telegrafi

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për një rast vjedhje dhe dy vjedhje të rënda.

Rastet sipas policisë kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore (tre muajt e parë të vitit 2023).

Me këtë rast është arrestuar K.R. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Sot nga njësite policore të stacionit të Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje dhe dy vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore (tre muajt e parë të vitit 2023)

Puna e hetuesve të stacionit policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:

– K.R. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 3 raste”, ka njoftuar policia.