Policia në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se hetuesit e stacionit policor ‘Jugu’ në orët e mbrëmjes, të datës 26 shtator 2016, arrijnë të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin K. H. 30 vjeçar, mbi dyshimet e arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘mashtrim’.
“Sipas ankuesit thuhej se me datën 24 shtator2016, i dyshuari kishte marrë me qira në shfrytëzim veturën e ankuesit të llojit BMË X6, ku nga ajo ditë i dyshuari nuk ia kishte kthyer veturën ankuesit.
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda penale ‘mashtrim’./Telegrafi/