Nga hetuesit policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë , sot është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, “rasti ka ndodhur me datën 26.11.2018 në rrugën “Robert Doll” saktësisht në filialin e një banke. I dyshuari A.R, 24 vjeçar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast dhe disa raste të tjera të natyrës së njëjtë”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/