Telegrafi

Grabitje e armatosur në Prishtinë, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Nga hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë  në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një  person,  për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, me datën 17.09.2018 në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë,  ku viktimës (femër), në një barnatore nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar vetëm pak minuta pasi është raportuar rasti, e cila ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: S. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri: një Pistoletë e tipit CZ, dy karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë.

Ndaj personit të dyshuar Prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale. /Telegrafi/