Telegrafi

Arrestohet një person i dyshuar për ‘grabitje në tentativë’

FotoL Ar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në tentativë.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:00 në Vushtrri.

“Më datën 29.02.2020, rreth orës 23:00, Policia në Vushtrri është njoftuar nga viktima mashkull se në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri dy persona kanë tentuar ta grabitin viktimën. Sipas deklaratës së viktimës bëhet e ditur se dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë goditur viktimën, të cilit duke tentuar t’ia grabisin një zinxhir ari nga qafa, i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin për media.

Veprimet e para hetimore ishin orientuar në bazë të përshkrimit të të dyshuarve nga ana e viktimës, ku më pas është identifikuar dhe është arrestuar njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rast, ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar një motoçikletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor, ku hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër të dyshuar. /Telegrafi/