Site icon Telegrafi

Arrestohet një person i dyshuar për disa vepra penale ‘vjedhje të rënda’

Foto: Ilustrim

Hetuesit policorë në Vushtrri sot në orët e hershme të mëngjesit mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje e rëndë në tentativë’, vepra këto të raportuara në dymujorin e këtij viti në zonën e Vushtrrisë.

Arrestimi i të dyshuarit M.D., 21 vjeçar, është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti është i dyshuar për kryerjen e 11 veprave penale, ku cak i këtyre vjedhjeve kryesisht ishin dyqane dhe vetëshërbime në qytetin e Vushtrrisë.

Në momentin e arrestimit i dyshuari në posedim kishte: një maskë, shufër metalike dhe dy kaçavida.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version