Njësitet policore të stacionit të Fushe Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
“Rastet kanë ndodhur në lokacione (dyshohet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës) dhe periudha të ndryshme kohore, ku dyshohet se ka kryer (dhjetëra) vjedhje të rënda.
Personi i dyshuar: F. H. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,
pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren, saktësisht në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/