Telegrafi

Arrestohet një person, dyshohet se ngacmoi një vajzë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar një vajzë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më 27 nëntor të këtij viti, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

“NGACMIM – Qendra e Studentëve, Prishtinë 27.11-20.12.2022 – Pas hetimeve intensive policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/