Policia e Kosovës ka raportuar se një e mitur është shtruar në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë.
Sipas raportit të policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili kishte bashkëjetuar me të.
“Rr. Meshari, Fushë Kosovë 27.07.2020-15:00. Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte shtruar në Repartin e Gjinekologjisë në Prishtinë e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/