Telegrafi

Arrestohet një person, dyshohet se kishte vjedhur një veturë në rrugën “B”

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se kishte vjedhur një veturë në rrugën “B” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:15.

Pas informatës, njësitë policore janë angazhuar në ndjekje të veturës dhe kanë arritur ta ndalin veturën në fjalë pas një aksidenti.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga stacioni policor në Vushtrri dhe i njëjti i është dorëzuar stacionit policor në Vushtrri. Rasti është iniciuar dhe shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim