Telegrafi

Arrestohet një i mitur në Drenas

Një person i mitur është arrestuar në Drenas, pasi që i njëjti kishte ngacmuar viktimën femër gjithashtu moshë e mitur.

I dyshuari dhe viktima janë nxënës të shkollës fillore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit, punëtorit të QPS, dhe avokatit mbrojtës është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/