Telegrafi

Arrestohet një mashkull, sulmoi dy femra në kopshtin e shkollës

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mashkull, pasi i njëjti në kopshtin e shkollës pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare.

Rasti ka ndodhur në Prizren, të enjten në ora 11:30.

Viktimat kanë pranuar trajtim  mjekësore ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  dërgohet në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/