Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mashkull, pasi i njëjti në kopshtin e shkollës pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare.
Rasti ka ndodhur në Prizren, të enjten në ora 11:30.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësore ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/