Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar në Gjilan pasi që i njëjti ka sulmuar prindërit e tij.
Nuk raportohet për të lënduar. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu një rast tjetër i dhunës ka ndodhur në Gjilan ku është arrestuar një femër K/Shqiptare pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht mashkullin K/Shqiptar.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Telegrafi/