Site icon Telegrafi

Arrestohet një laborant në IKSHPK për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës, gjegjësisht hetues nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar një laborant të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me dyshimet se “është duke u kryer ( apo ka për tu kryer) vepra penale e korrupsionit”.

Personat përgjegjës menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit/ve të përfshirë.

“Sipas informacioneve të marra personi i dyshuar mashkull/kosovar (laborant në IKSHPK), i cili i ka mundësuar një personi femër/kosovare që të hyj dhe ti bëj analizat për Cov.19, pa prit në rend fare dhe për këtë shërbim të mundësuar ditën vijuese për ta marrë rezultatin ai i ka kërkuar t’ia jap atij (20) njëzetë euro”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, bëhet e ditur se hetuesit policor pas ndërmarrjes së masave të veçanta hetimore duke siguruar edhe Urdhëresat e nevojshme nga Gjykata kompetente, sot me datë 30.12.2020, kanë arrestuar personin e dyshuar mashkull/kosovar (laborant në IKSHPK), i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës në cilësinë e personit të dyshuar dhe pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është lëshuar Vendim për ndalim të dyshuarit për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version