Një kirurg në Spitalin e Gjilanit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi ka sulmuar fizikisht kolegun e tij.
Rasti ka ndodhur të martën, ka konfirmuar për Telegrafin Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
Ai ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjisë është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndim të lehtë trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor”.
Tutje, Hashani ka thënë se i dyshuari është larguar nga vendngjarja, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti më pas është dërguar për 48 orë në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet nga stacioni policor në Gjilan. /Telegrafi/