Një grua është arrestuar nën dyshimin se e ka braktisur fëmijën e saj duke e lënë vetëm në banesë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:56, në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmija në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale është dërguar tek një familjar i tij.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj duke e lënë vetëm në banesë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmija në bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale është dërguar tek një familjar i tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/