Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Prishtinë, pasi e njëjta nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit policor dhe ka sulmua fizikisht zyrtarin.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, të enjten në ora 03:00.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta gjatë një pike kontrollit të veturave, nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit policor dhe ka sulmua fizikisht zyrtarin”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/