Telegrafi

Arrestohet një grua në Graçanicë – qëndroi rreth dy muaj në hotel dhe u largua pa paguar

Foto: Ilustrim

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur të hënën në Graçanicë.

Policia njofton se ka arrestuar një grua si të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

E njëjta dyshohet se nga daja 6 gusht deri më 25 tetor të vitit 2022 në periudha të ndryshme ka qëndruar në një hotel dhe është larguar pa paguar.

“Graçanicë 30.01.2023-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se njëjta  nga data 06.08.2022-25.10.2022 në periudha të ndryshme  ka qëndruar në një hotel dhe është larguar pa paguar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/