Telegrafi

Arrestohet një grua në Fushë Kosovë pasi sulmoi ish-bashkëshortin

Foto: Ilustrim

Një grua është arrestuar të mërkurën në Fushë Kosovë, pasi e njëjta dyshohet për veprën penale të sulmit.

Policia njofton se ajo dyshohet se ka sulmuar ish-bashkëshortin e saj.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 22.02.2023 – 10:00.  Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar ankuesin mashkull kosovar-ish bashkëshortin me të cilin ishin ndarë”, thuhet në raportin policor.

Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/