Telegrafi

Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, largoi nga lokali i saj vulat e vendosura nga inspektorati

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në grua në Fushë Kosovë, pasi e njëjta në mënyrë të kundërligjshme nga lokali i saj kishte larguar vulat e vendosura nga inspektorati kompetent.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:30

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në mënyrë të kundërligjshme nga lokali i saj kishte larguar vulat e vendosura nga inspektorati kompetent”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/