Telegrafi

Arrestohet një femër, sulmoi dy të mitura në Obiliq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër pasi e njëjta ka sulmuar dy të tjera, të mitura.

Rasti ka ndodhur të hënën në Obiliq, rreth orës 20:05.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/