Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale mundësim ose detyrim në prostitucion.
Arrestimi i të dyshuarës është bërë nga Njësiti për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore pas hetimeve intensive.
Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.