Telegrafi

Arrestohet një femër në Istog, ushtroi dhunë ndaj djalit të saj

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një femër në Istog, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte rrahur djalin e saj viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/