Një femër është arrestuar pasi në vazhdimësi përmes telefonit kishte ngacmua ish vjehrrën e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00 në rrugën “Ibrahim Pacolli”, në Gjilan.
Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në vazhdimësi përmes telefonit kishte ngacmuar ish vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/