Policia e Kosovës ka arrestuar në Fushë Kosovë një të femër kosovare e cila dyshohet se nuk i ka përmbushur obligimet ndaj fëmijës së saj.
Në raportin e PK-së, thuhet se në lidhje me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj në cilësinë e dëshmitarit.
E dyshuara nuk është intervistuar për shkak se ka qenë nën ndikim të alkoolit.
“Fushë Kosovë 14.07.2021 – 16:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nuk i ka përmbushur obligimet dhe kujdesin ndaj fëmijës të saj. Në lidhje me rastin është intervistuar dëshmitari, bashkëshorti i të dyshuarës, ndërsa e dyshuara për shkak se ka qenë në ndikim të alkoolit nuk është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/