Një femër është arrestuar në Deçan pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht dy meshkuj kosovarë.
E dyshuara është dërguar një herë në spitalin rajonal të Pejës për tretman, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit pastaj e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/