Një person është arrestuar sot në Prishtinë, pasi te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar, një sasi e substancës narkotike marihuanë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se njësiti i antidrogës – Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre se një person i dyshuar është duke u marr me shitje të substancave narkotike, me datë 07.11.2024 ora 13:30, ka përgatitur dhe realizuar planin taktik ‘TREGU’ me ç ‘rast ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij”.
“Operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë edhe kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.
“Gjatë kontrollimit/bastisjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, qese te plastikes (që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike) dhe një telefon mobil”.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore, thuhet në njoftim. /Telegrafi/