Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë në Prizren, pasi dyshohet për veprën “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.
Në njoftim thuhet se i njëjti e kishte marrë viktimën dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Pas arrestimit të të dyshuarit, viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja e saj.
“Prizren 25.07.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka marr viktimën femër kosovare dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”.
“Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/