Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një arsimtar në Viti, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar nxënësen e tij.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viti 01.11.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-arsimtar, nën dyshimin se ka keqtrajtuar nxënësen viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/