Telegrafi

Arrestohet një 46 vjeçar në Ferizaj, ishte dënuar me katër vite burgim

Foto: Arkiv

Polica në rajonin e Ferizajt, sot në orën 10:00 në fshatin Sojevë kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G (M/K) i moshës 46 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ ’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej katër (4) vite e njëqind ( 100) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/