Telegrafi

Arrestohet një 35 vjeçar në Prishtinë, dyshohet për veprat penale, ngacmim seksual, përdhunim dhe mashtrim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një 35 vjeçar në Prishtinë, i dyshuar për veprat penale ‘mashtrim’, ‘ngacmim seksual’ dhe ‘përdhunim’.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Me datën 05.06.2020 nga hetuesit policor të stacionit të Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprat Mashtrim, prezentim i rrejshëm. Dy raste ngacmim seksual (të raportuara në prill -maj 2020 ) dhe një rast të Dhunimit të raportuar në vitin 2018”, tha ajo për Telegrafin.

Ahmeti bëri të ditur se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari R.S (mashkull) 35 vjeç, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në veprat e sipërshënuara, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale”./Telegrafi/