Site icon Telegrafi

Arrestohet një 28 vjeçar – përfitoi mbi 40 mijë euro duke mashtruar qytetarët kinse do u caktonte termin për viza pune

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 28 vjeçar pasi që i njëjti kishte mashtruar 12 persona duke iu premtuar se do tu caktoj termine për viza pune.

I dyshuari sipas policisë dyshohet se kishte përfituar mbi 40 mijë euro, nga viktimat që kishte mashtruar.

“Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale (A.B; viti i lindjes 1994)) pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin Maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona (viktima) duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktoj-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.

Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41100€ (katër dhjetë e njëmijë e njëqind euro)”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version