Stacioni policor në Vushtrri ka realizuar dhe ekzekutuar një urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
“Dje me datë 30.01.2022, rreth orës 11:00, në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari M.Sh., 23 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë- Dega Lipjan, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.172/20, për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i substancave narkotike””, thuhet në njoftim
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjtit është dërguar per vuajtje të dënimit të përcaktuar me ligj. /Telegrafi/