Site icon Telegrafi

Arrestohet një 23 vjeçar në Shtime për falsifikim të parave

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas një pune të suksesshme operative në teren, hetuesit policor nga stacioni policor në Shtime, kanë arritur që të të arrestojnë personin e dyshuar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i parasë.

“Rasti ka ndodhur me 23.01.2021, në rrugën ,,Adem Jashari” në një pompë derivatesh në Shtime , ku i dyshuari, E.K. (m/ Kosovar 23 vjeç) kishte këmbyer 2.500 dollar amerikan në kundërvlerë prej 2.037,50 euro. Pas raportimit të rastit janë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe pas ekzaminimit laboratorik të dollarëve amerikan,kanë rezultuar të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version