Telegrafi

Arrestohet njё person për vjedhje në Gjakovë

FotoL Ar

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni policor në Gjakovë, ka pranuar informatё nga viktima – ankuesi, se me datё 23.07.2020, iu janë vjedhur vegla pune të llojeve të ndryshme të cilat i ka pat të vendosura në punëtori. Vlera e dëmit është rreth 1200 euro.

“Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor – Gjakovë, pas njё pune intensive operativo-hetimore, me të njëjen datё 23.07.2020, ka arritur tё identifikoj dhe tё arrestoj tё dyshuarin: E. H. F i lindur me 1984 shqiptar.

Tek i dyshuari janë gjetur të gjitha veglat e punës qё i janë vjedhur viktimës, hetuesit policor kanë konfiskuar veglat e paraqitura”, thuhet në njoftim.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё. /Telegrafi/