Kreu i grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj, është arrestuar nga Policia.
Për arrestimin e tij janë angazhuar forca të shumta policie e të RENEA-s dhe gjatë kontrolleve i është gjetur edhe një pistoletë dhe municion luftarak.
“Policia e Shtetit-Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea. Operacioni në masa të larta sigurisë, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, thuhet në njoftim.
Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Policia bën të ditur se operacioni “Revanshi” vijon./Telegrafi/