Site icon Telegrafi

Arrestohet nga policia i larguari nga Qendra Korrektuese Smrekonicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se Policia ka arrestuar të burgosurin,  V.K, i cili më 26.09.2019 ishte larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë (Institucion i tipit të hapur).

Në njoftim thuhet se V. K , ishte i dënuar me një vit e dy muaj burgim për veprën penale; Vjedhje Pylli, transmeton Telegrafi.

“I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.

Sipas Planit Operativ “Coronavirus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version