Telegrafi

Arrestohet nga Policia e Shqipërisë 33 vjeçari që tentoi të vriste një person në Gjermani për hakmarrje

Foto: Ilustrime

Një person 33 vjeçar, është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi kishte tentuar të vriste një person në Gjermani për hakmarrje. 

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasit të kërkuar për vrasje me paramendim, për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje.

Në njoftim bëhet e ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, në datën 17 shtator kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Daniel Hajron për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Më 18 maj të vitit 2020, 33-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër në një lokal të Gjermanisë. /Telegrafi/