Në orët e mbrëmjes të së hënës në stacionin policor në Vushtrri është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’.
Njësitet policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Sh.Sh.,56 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, pasi i njëjti ka kanosur ankuesin mashkull kosovar.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme procedurale të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet për veprën penale kanosje.
Ndërsa pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/