Policia e Kosovës ka arrestuar një person një pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 0.54 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/