Site icon Telegrafi

​Arrestohet në Suedi i dyshuari për vrasjen e prindërve në Prizren

Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e prindërve në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren.

“Prokuroria njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen ‘Ortakoll’ në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren. Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Exit mobile version