Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’, transmeton Telegrafi.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në njërën nga lagjet e qytetit të Skenderajt.
Sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar.
Ai, bëhet e ditur tutje, pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.
Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K. V., 20 vjeçar, i cili dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar viktimën e rastit.
Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’. /Telegrafi/