Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra për akuzën e vjedhjes me dhunë është arrestuar nga policia kufitare e Morinës, informoi sot policia e Kukësit.
“Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje u bë kapja dhe arrestimi prozivor me qëllim ekstradimi, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, M.J, 38 vjeç, banues në Prishtinë” informon policia.
Sipas njoftimit këto vepra dënohen maksimumi 10 vjet burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.