Ish-kikboksieri Andrew Tate është arrestuar në Rumani, së bashku me vëllain Tristan, si pjesë e një hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore.
Ylli kontrovers i rrjeteve sociale, Tate, ishte sërish në lajme këtë javë për shkak të debatit në Twitter me aktivisten Greta Thunberg, shkruan SportBible.
Pak ditë pasi u turpërua publikisht me një status nga Greta, një tjetër lajm shumë më i keq do të vinte për 36-vjeçarin, pasi ai u arrestua në vendin ku banon aktualisht.
BREAKING: Andrew Tate and brother Tristan arrested in Romania in human trafficking probe pic.twitter.com/b5eaZrErAb
— BNO News (@BNONews) December 29, 2022
Sipas gazetës rumune “Libertatea”, shtëpia e vëllezërve u bastis të enjten, 29 dhjetor, në lidhje me rrëmbimin e dy vajzave.
Bastisja thuhet se është marrë nga DIICOT, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Bukuresht.
Ata e përqendruan vëmendjen e tyre në dy vetura luksoze në rezidencë, përpara se dy vëllezërit të shiheshin nga shtypi rumun duke u arrestuar nga policia.
Shkrimtarja e “Wired” Alejandra Caraballo raportoi se autoritetet rumune kishin nevojë për prova që Tate ishte aktualisht në vend.
Thuhet se ata kanë ndjekur me vigjilencë rrjetet e tij sociale për çdo konfirmim, për të parë nëse ai ndodhet në Rumani.
Arrestimi i tij është bërë aktualisht një prej 25 statuseve të momentit në Twitter. /Telegrafi/