Site icon Telegrafi

Arrestohet në Prizren 27-vjeçari i kërkuar për dhunim, përcillet për në Burgun e Dubravës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi këtë të martë se ka arrestuar një 27-vjeçar me inicialet O.G nga Prizreni, i kërkuar me urdhër-arrest të gjykatës për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas njoftimit, i njëjti është arrestuar një ditë më parë nga Njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren.

“Me datë 07 Nëntor  2022, rreth orës 14:00 Njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren, ka lokalizuar dhe ka arrestuar personin O. G (27 vjeçar) nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale ‘Dhunimi’”, thuhet në komunikatën për media.

Pas arrestimit të personit të kërkuar, ai është dërguar para gjyqtarit kompetent. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin.

I njëjti është përcjell për në Burgun e Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version