Site icon Telegrafi

Arrestohet në Prishtinë një shtetas i Marokut

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Marokut në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte tentuar të hyjë me forcë në një lokal.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 04:30.

“Arrestohet një person i dyshuar për veprën  ‘Dëmtim prone’. Sot rreth orës 04:30, nga njësiti policor i stacionit Jugu, është arrestuar në flagrancë një person i dyshuar derisa po tentonte të depërtonte me forcë, brenda një lokali në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë. I dyshuari M. Z mashkull 22 vjeç, shtetas i Marokut, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ajo.

Ahmeti tha se “Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari i njëjtë është përsëritës i veprave të natyrës së njëjtë”./Telegrafi/

Exit mobile version