Site icon Telegrafi

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për sulm fizik ndaj shtetases së Shqipërisë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, mashkull kosovar, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një femër, shtetase e Shqipërisë.

Deri të sulmi sipas raportimit të Policisë së Kosovës ka ardhur pas një mosmarrëveshje në orët e pasdites të së martës, ku viktima ka marrë tretman mjekësor.

Policia raporton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 16.06.2020, 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version